Abdyladi Vejseli ëshë i lindur me 27.02.1964 në Tetovë ku edhe jeton.
Ka kryer gjimnazin ,, Kirill Pejçinoviq,, në Tetovë, drejtimi i përgjithshëm , pastaj është regjistruar në fakultetin filozofik – grupi gjuhë dhe letërsi shqipe, pranë Univerzitetit ,, Shën Kirili dhe Metodi,, në Shkup, ku ka diplomuar në afatin e paraparë.
Gjer kah fundi i vitit 1994 është marë me biznes dhe ka qenë drejtor – pronar i firmës ,, Minas’’ në Tetovë.
Në zgjedhjet e dyta parlamentare në vitin 1994 zgjidhet për deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Edhe në zgjedhjet e mbajtura më 1998 është zgjedhur deputet. Poashtu edhe në zgjedhjet Parlamentare të organizuara më 2002 është zgjedhur për deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.
Në vitin 1996 është zgjedhur për anëtar i Kryesisë Qendrore të Partisë për Prosperitet Demokratik, ku dy mandate ka qenë nënkryetar.
Për kryetarë të Partisë për Prosperitet Demokratik është zgjedhur në Konferencën e V-të zgjedhore të mbajtur më 18.12.2004.
Në zgjedhjet e vitit 2006 zgjidhet deputet dhe merr mandatin e 4-të në Kuvendin Republikan.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë ( dy djem dhe një vajzë).
Flet shqip, maqedonisht, turqisht dhe shërbehet në gjuhën angleze.
|