Zemri Elezi
Zemri Elezi i lindur më 11.03.1959 në fsh. Cajlë kom. Gostivarit,shkollën fillore dhe Gjimnazin e kreu në Gostivar,. Ndërsa më 1982 diplomoi në fakulltetin e Drejtësisë në Prishtinë.
Prej Qershorit të vitit 1983, punoi në Organin e administrates së Komunës së Gositvarit si, praktikant, referent, shef dhe inspektor.Që nga 1992 punoi si Kryeshef i Njisisë rajonale të Ministris së punës dhe politikës sociale në Gostivar.
Më 1997 u emrua nga Parlamenti i Maqedonisë në postin e Zëvendës sekretarit gjeneral të Kuvendit të Maqedonis ku kët funksion e ushtroi deri në korrik të 2002.
Aktualisht është Profesor në UEJL në Tetovë në Fakulltetin e Administratës Publike.
Më 2002, fitoi titullin e Magjistrit në Fakulltetin e Drejtësisë në Prishtinë në lëmin juridike Administrativo – kushtetues, aktualishtë në fazën përfundimtare të Doktoraturës në Prishtinë në të njejtin Fakulltet dhe drejtim.
Aktiviteti partiak:
Më 1990 antarsohet në PPD dhe emrohet sekretar i nëndegës në fshatin e tijë, me 1991 emrohet sekretar i Degës së PPD–së në Gostivar, prej vitit 1993 e deri në vitin 2001 ka ushtruar postin e Kryetarit të Degës së PPD-së në Gostivar dhe Kuvendar i Kuvendit qendëror të PPD-së.
Në vitin 2005 zgjidhet Sekretar i përgjithshëm i PPD-së dhe aktualisht e ushtron këtë funksion partiak. |
|
|