"PPD-ja është struktura e parë politike shqiptare e cila i bëri rezistencë komunizmit. PPD-ja e liroj këtë popull nga zgjedha komuniste me një pjekuri dhe guxim politik si asnjë subjekt tjetër në kohën e sotme"
Historia e PPD-së:
PPD-ja është themeluar më 15 prill 1990 në f. Xhepçishtë – Tetovë, ndërsa është regjistruar më 25 maj 1990 në regjistrin e Gjyqit të Qarkut në Shkup. Pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë në Maqedoni u krijuan kushte për pavarësimin e vendit dhe vendosjen e një rendi të ri demokratik. Raportet e reja politike jo vetëm në territoret ish jugosllave, por edhe në mbarë rajonin ballkanik dhe në shtetet e ish bllokut socialist, u hapën shtigje të reja shqiptarëve që të organizohen politikisht për të artikuluar dhe mbrojtur interesat e tyre. Deri atëherë shqiptarët ishin të përjashtuar tërësisht nga institucionet shtetërore maqedonase. Diskriminimi etnik kishte marrë përmasa çfarë rrallë ku mund të evidentoheshin në ndonjë hapësirë tjetër të ish Jugosllavisë. Thënë shkurt, shqiptarëve u ishin mohuar të gjitha të drejtat njerëzore e etnike dhe ata praktikisht fillonin prej në zero. Të përballur me një situatë mjaftë të pafavorshme, shqiptarët e Maqedonisë ndër të parët shfrytëzuan rastin për të pasur parti të veten politike. Partia për Prosperitet Demokratik, e formuar nga një grup entuziastësh shqiptarë, ishte partia e dytë politike që u regjistrua në gjyqet maqedonase. Ajo në fillet e saja më tepër i ngjante një lëvizjeje popullore, me një koncept dhe ideologji të caktuar.
Pas zgjedhjeve të para pluraliste ku PPD-ja shkoi në kualicion me Partinë Demokratike Popullore (PDP) si parti opozitare fitoj 23 vende në Parlamentin e ri dhe nisi veprimin e saj politik institucional. PPD-ja ka marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet e organizuara deri më tash dhe një dekadë e më tepër ka dominuar në skenën politike shqipëtare në Maqedoni. Skenarë të ndryshëm të pushteteve që u ndërsyen me bartës misionesh trazuese proviencash dhe qëllime të ndryshme bënë që gjer në përvjetorin e saj të zbehin forcën. Por PPD-ja i ka përballur këto ndërhyrje të mbrapshta dhe mbetet të jetë në skenën politike me një zë të veçantë politik me një prespektivë për ringritjen përsëri. Edhe përkundër përpjekjeve që kanë bërë një grup joformal i cili nga viti 1993 u përpoq që të shkatrojë dhe të përçajë PPD-në duke sulmua dhe ofenduar funksionarë të partisë dhe duke punuar kundër statutit të PPD-së. Për të dëshmuar se PPD-ja ka punuar çdoherë për interesin e shqipëtarëve ne vitin 1998 në prag të zgjedhjeve parlamentare ka bërë koalicion me PDSH-në që të mbledhë votat shqiptare dhe për të arritur numrin më të madh të deputetëve shqiptarë në kuvendin republikan. Në marveshjen e PPD-së me PDSH-në qëndronte qartë se mbas zgjedhjeve këto dy parti do të shkonin në qeveri së bashku, mirëpo kjo nuk u repsektua nga ana e PDSH-së e cila e prishi marveshjen të cilën e kishin nënshkruar para zgjedhjeve. PDSH-ja me këtë veprim të njëanshëm përsëri solli në përçarjen e popullatës si dhe veproi kundër iteresit kombëtar. Si mision mbi të cilën u themelua ajo me gjith deformimet që ja bënë të tjerët nuk është përmbushur deri në fund dhe atë mund ta përmbushë vetëm kjo parti politike. Motivet dhe principet që themeluan PPD-në janë prore aktuale sa herë të synohet që shqipëtarëve në Maqedoni tu hapet prespektiva reale e emancipimit dhe dinjitetit të tyre politik, ekonomik, arsimor e kulturor në këtë vend. PPD-ja gjatë gjithë kohës së strukturimit të saj politik u dëshmua si një forcë e konvergjencës politike shqiptëtare në konjukturat gjeo – politike nëpër të cilat kaluan hapësirat shqipëtare pas shpërbërjes të ish-Jugosllavisë, Si forcë e bashkpunimit politik e mbarëkombëtar me institucionet politike shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë por edhe si forcë pajtimi politik ndërmjet aktorëve të tjerë politik shqipëtar gjithëkjo me qëllim që të rruhet kondicioni politik i shqipëtarëve në rrugën e arritjes së aspiratave të tyre të shpallura në program. PPD-ja është parti që forcën e vet të vitalitetit të vet demokratik e ka gjetur në forcën e debatit të lirë brenda saj të zgjedhjes e përzgjedhjes së lidershipit të saj mbi bazë të principeve demokratike dhe të legjitimitetit real. Drejtimi i saj ka qenë prorë e hapur nga kryetari i saj i parë Nevzat Halili që e drejtoi PPD-në gjer nga viti 1994. Këtë parti e drejtuan mandej edhe Prof.Dr Xheladin Murati, Abdurahman Aliti, Ymer Ymeri, Prof.Dr. Abdylmenaf Bexheti pas të cilit u zgjodh kryetari aktual i PPD-së Abdylhadi Vejseli. |
|
|