Mir Se vini ne Websiten e Partis per Prosporitet Demokratik
 

Statuti
Me Statutin e Partisë për Prosperitet Demokratik rregullohet organizimi i Partisë, qëllimet, të drejtat dhe detyrat, si dhe çështjet të tjera rreth punës dhe veprimtarisë së Partisë për Prosperitet Demokratik.
LËNDA E STATUTIT

Neni 1
Me Statutin e Partisë për Prosperitet Demokratik rregullohet organizimi i Partisë, qëllimet, të drejtat dhe detyrat, si dhe çështjet të tjera rreth punës dhe veprimtarisë së Partisë për Prosperitet Demokratik.

QËLLIMET E PARTISË
Neni 2
Qëllimi i veprimit të Partisë për Prosperitet Demokratik është realizimi i përcaktimeve programore të Partisë, të cilat garantojnë demokraci parlamentare, shtet ligjor, status konstituiv të shqipëtarëve në Maqedoni, barazi kombëtare në të gjitha sferat e jetës dhe në veçanti në përdorimin e gjuhës dhe arsimimit në gjuhën amë në të gjitha nivelet, ekonomi të tregut, tolerancë dhe mirëkuptim.

PARIMET THEMELORE TË ORGANIZIMIT DHE TË VEPRIMIT
Neni 3
Organizimi dhe veprimi i Partisë mbështetet në këto parime:

Organizimin territorial dhe funksional të Partisë;

Autonominë e organeve dhe përgjegjësitë e tyre;

Procedurën demokratike të marrjes së vendimeve;

Iniciativën e lirë dhe marrjen e shpejtë dhe efikase të vendimeve.

EMRI, SELIA, VULA, EMBLEMA, KËNGA SOLEMNE, FLAMURI, LIBREZA E PARTISË
Neni 4

 

Emri i Partisë është PARTIA PËR PROSPERITET DEMOKRATIK, ndërsa emri i shkurtër është PPD.

Selia e Partisë është në Tetovë. Me vendim të Kuvendit të Partisë selia mund të ndërrohet.

Paria ka vulë. Vula ka formën e rrethit në të cilën në gjuhën shqipe dhe maqedonase shkruhet emri i plotë i Partisë dhe selia

Emblema e Partisë ka formën të rrethit dhe e përbëjnë katër ngjyra: e zezë, e kuqe, e bardhë dhe e kaltërt. Ngjyrat në emblemë janë të radhitura në formë horizontale. Në mesin e emblemës në formë gjysëmharkore dominon ngjyra e bardhë, kurse në pjesën e poshtme janë të shkruara shkornjat e para të Partisë – PPD në formë të stilizuar. Partia ka këngën e vet solemne.

Partia ka flamur. Flamuri i PPD-së ka formën katërkëndëshe, me dimensione 1 x 2 m. Ngjyra bazë e flamurit është e kaltërt. Në mesin e flamurit gjendet emblemi i PPD-së.

Libreza e Partisë përmban emblemën dhe shërben për të vërtetuar antarësinë në PPD.

 

STATUTI I PARTISË

 

Neni 5

 

Partia për Prosperitet Demokratik është person juridik.

 

FORMAT E VEPRIMIT TË PARTISË

 

Neni 6

 

Partia vepron nëpërmjet organeve të veta, aktivitetin e anëtarëve, bashkëpunimit me partitë e tjera politike, shoqa dhe asociacione të tjera, si dhe mënyra të tjera imanente për një parti qytetare.

 

KOALICIONI DHE BASHKËPUNIMI

 

Neni 7

 

Në bazë të vendimit të organit kompetent, partia mund të bëjë koalicion me parti të tjera politike për bashkëveprim në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, në organet e pushtetit ligjdhënës dhe ekzekutiv.

Partia realizon edhe bashkëpunim ndërpartiak në pajtim me përcaktimet programore edhe me parti në vend dhe në botë.

 

MËNYRA E PUNËS

 

Neni 8

 

Puna e partisë dhe e organeve të saj është publike.

Për realizimin e alinesë paraprake kujdeset dhe është përgjegjëse Kryesia Qendrore.

Organet e Partisë mund të marrin vendime politike për çështje të brendshme pa praninë e publikut.

Në mbledhjen e organeve të Partisë dhe në aktivitetin e saj mund të marrin pjesë edhe me persona që nuk janë anëtarë të Partisë, pa të drejtë vote.

PËRFAQËSIMI DHE PREZANTIMI

 

Neni 9

 

Partinë e përfaqëson dhe e prezenzon kryetari i Partisë.

Me vendim të Kryesisë Partinë mund ta prezentojë dhe përfaqësojë një nga nënkryetarët, respektivisht sekretari.

 

ANËTARËSIA

 

Neni 10

 

Anëtar i PPD-së mund të bëhet çdo qytetar i moshës madhore, shtetas i Republikës së Maqedonisë, i cili e pranon Programin dhe Statutin e Partisë dhe nuk është anëtar i ndonjë partie tjetër politike.

Anëtarësimi në Parti bëhet me nënshkrimin e fletëantarësimit.

Anëtari i Partisë ka librezë të saj.

Vendim për pranim në anëtarësi merr Këshilli i nëndegës në të cilën dorëzohet fletëanëtarësia.

Në rast se Këshilli i nëndegës e refuzon kërkesën për anëtarësim, kandidati ka të drejtë për ankesë e cila i drejtohet Kryesisë së degës.

Vendimi i Kryesisë së degës është i plotfuqishëm.

 

TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E ANËTARËVE

 

Neni 11

 

Anëtari i PPD-së ka këto të drejta:

Të zgjedhë dhe të zgjidhet në të gjitha organet e Partisë;

Në mënyrë të barabartë të marrë pjesë në ndërtimin dhe dendërtimin e politikës së PPD-së;

Ta shpreh lirisht mendimin e vet në kuadër të Partisë;

Të nxisë iniciativa dhe të japë propozime;

Të ketë mbrojtjen e Partisë në qoftë se rrezikohet për shkak të kryerjeve të aktiviteteve partiake;

Të anëtarësohet vetëm në një nëndegë;

Të ndajë mendimin dhe të propozimet që merren në kuadër të Partisë;

Të jetë kandidat në listat e Partisë në zgjedhjet lokale dhe republikane;

Të jetë rregullisht i informuar për aktivitetet në Parti.

 

 

Neni 12

 

Anëtari i Partisë i ka këto obligime:

Të përhapë dhe të afirmojë parimet programore dhe qëndrimet e Partisë;

Të ndihmojë punën, të ruajë dhe të përparojë autoritetin e saj;

Të angazhohet në fushatën zgjedhore;

Të paguajë anëtarësi.

 

PUSHIMI I ANËTARËSIMIT

 

Neni 13

 

Anëtarësia në PPD pushon:

Me deklarim me shkrim se nuk do të jetë më tej anëtar i Partisë;

Me përjashtim nga partia.

 

Neni 14

 

Anëtari përjashtohet kur vepron në kundërshtim me dispozitat e Statutit ose me sjelljen e vet e dëmton dinjitetin e Partisë.

 

Neni 15

 

Vendimin për përjashtim e merr Kryesia e degës.

Vendim për përjashtim të anëtarit të PPD-së mund të merr edhe Kryesia Qendrore e PPD-së.

Në bazë të propozimit të Këshillit të nëndegës;

Me propozim të 1/3 e anëtarëve të nëndegës;

Me iniciativë të Kryesisë së degës.

Vendimi për largim i dorëzohet anëtarit në formë të shkruar.

Anëtari ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh.

Ankesa i drejtohet Kryesisë Qendrore, vendimi i së cilës është i plotëfuqishëm.

 

ORGANIZIMI I PPD-SË

 

Neni 16

 

Format e organizimit territorial të PPD-së janë:

Nëndega;

Dega;

Bashkësia e degëve të qytetit.

NËNDEGA

 

Neni 17

 

Nëndega e PPD-së është formë e organizimit në të cilën bashkohen anëtarët në kuadër të një pjesë të vendbanimit ose të një vendbanimi dhe formë e ndërtimit të vullnetit politik në Parti dhe realizimit të të drejtave dhe obligimeve të anëtarëve që dalin nga Statuti.

Nëndega themelohet me vendimin e Kryesisë së degës nëse atë e kërkojnë më së paku 10 anëtarë të PPD-së që është edhe numri minimal i nevojshëm për formimin e nëndegës.

Territori i veprimtarisë së nëndegës përcaktohet me vendimin për themelimin e saj.

Varësisht nga numri i anëtarëve të Partisë, Kryesia Qendrore mund të vendosë që dega të jetë formë e organizimit të të gjithë anëtarëve të komunës pa themelim të nëndegëve.

 

VEPRIMTARIA E NËNDEGËS

 

Neni 18

 

Nëndega organizon dhe orienton aktivitetin e anëtarësisë në territorin e saj.

Është obligim i Këshillit të nëndegës që në bashkëpunim me Kryesinë e degës të sigurojë kushte që anëtarët e PPD-së t’i realizojnë të drejtat dhe obligimet në pajtim me përcaktimet programore dhe dispozitat e këtij Statuti.

Anëtarët e PPD-së i realizojnë të gjitha të drejtat dhe detyrat në kuadër të nëndegës.

Në raste të veçanta, anëtari i realizon të drejtat dhe detyrat në format më të larta të organizimit të Partisë.

 

ORGANET E NËNDEGËS

 

Neni 19

 

Anëtarët e Partisë në nëndegë, në mbledhjet zgjedhore, ku marrin pjesë shumica e anëtarëve, me shumicë votash nga prezentët zgjedhin:

Kryetar;

Këshill prej së paku 5 anëtarëve;

Arkëtar

Anëtarë të Kuvendit të degës;

Kandidatë të mundshëm për funksione partiake dhe lokale.

Kryetari i nëndegës është anëtar i Këshillit dhe udhëheq me mbledhjet e Këshillit dhe mbledhjet zgjedhore.

Në nëndegë me më pak se 50 anëtarë, zgjedhet vetëm kryetar dhe arkëtar.

 

DEGA

 

Neni 20

 

Dega është formë e organizimit me të cilën ndërlidhet dhe zhvillohet aktiviteti i nëndegëve, respektivisht anëtarësisë në kuadër të degës.

Territori i veprimtarisë së degës përputhet parimisht me territorin e komunës.

Organizimi territorial i Partisë jashtë Republikës rregullohet me vendim të Kuvendit të Partisë.

Vendim për themelimin dhe shuarjen e degëve e merr Kuvendi i Partisë.

 

Neni 21

 

Degët e PPD-së në bazë të suksesshmërisë së veprimit, në përputhje me vendimin e Kuvendit të Partisë, e në pajtim me Kryesinë Qendrore mund të themelojnë këshilla kordinuese.

Me vendimin paraprak Kryesia Qendrore e përcakton formën e lidhshmërisë mes degëve, mënyrën e punës dhe të konstituimit.

 

Neni 22

 

Dega e PPD-së që ka kushte për të realizuar të ardhura me ushtrim të veprimtarisë ekonomike, me vendim të posaçëm të Kryesisë Qendrore, mund të regjistrojë ushtrimin e asaj veprimtarie.

 

ORGANET E DEGËS

 

Neni 23

 

Dega i ka këto organe:

Kuvendin;

Kryetarin;

Kryesinë;

Këshillin mbikqyrës.

 

 

 

 

 

 

KUVENDI I DEGËS

 

Neni 24

 

Kuvendi i degës është organ më i lartë në kuadër të të drejtave dhe obligimeve të degës.

 

Neni 25

 

Kuvendin e degës e përbëjnë:

Kryetari;

Anëtarët e Kryesisë;

Anëtarët e Këshillit mbikqyrës të degës;

Kryetarët e këshillave të nëndegëve;

Së paku nga një anëtar në numër të caktuar të anëtarëve nga nëndega sipas parimit çdo nëndegë minimum një anëtar të zgjedhur me vota të fshehta nga anëtarët e nëndegës me mandat katërvjeçar, por jo më pak se 35 anëtarë;

Kryetari, nënkryetari dhe sekretari i Prosperitetit Rinor të degës.

Në Kuvendin e degës marrin pjesë këshilltarët dhe prefekti i komunës të zgjedhur nga lista e PPD-së, anëtarët e Kuvendit të Partisë, Këshilli mbikqyrës, deputetët, ministrat dhe zëvendësministrat nga dega, si dhe funksionarë të tjerë të Partisë nga dega dhe organet qendrore pa të drejtë vote.

 

Neni 26

 

Kuvendi i degës konvokohet sipas nevojës, por së paku dy here në vit dhe në çdo katër vjet Kuvend zgjedhor.

Vendimet për mbajtjen e Kuvendit e merr Kryesia e degës.

Kryesia e degës është e obliguar ta thirrë Kuvendin e degës para zgjedhjeve republikane dhe lokale për të propozuar kandidatë për përfaqësues në organet republikane dhe kandidatë për përfaqësues në organet lokale.

Kryesia e degës është e obliguar që ta thirrë kuvendin e degës edhe pas zgjedhjeve republikane dhe lokale për t’i analizuar nga zgjedhjet dhe në raste kur rezultatet janë të disfavorshme t’i nënshtrohen votëbesimit.

Kryesia konvokon Kuvendin edhe me kërkesën e kryetarit të Partisë, Këshillit mbikqyrës të degës ose me kërkesën e se paki 1/3 e nëndegëve.

Kuvendin mund ta konvokojë edhe Kryetari i Partisë ose Këshilli mbikqyrës i degës nëse Kryesia e degës nuk vepron në afat prej një muaji sipas alinesë pesë të këtij neni.

Propozuesi olr thirjen e Kuvendit është i obliguar propozimin ta paraqesë në formë të shkruar dhe me arsyetim.

 

 

Neni 27

 

Kuvendi i ka këto të drejta dhe obligime:

Të marrë pjesë në ndërtimin dhe sendërtimin e politikës së PPD-së;

Verifikon mandatin e anëtarëve të Kuvendit;

Propozon kandidatë të mundshëm për organet e PPD-së;

I propozon Kuvendit të Partisë kandidatë të mundshëm për deputet;

Zgjedh delegatë për Konferencan e Partisë;

Zgjedh kryetarin dhe Kryesinë e degës;

Zgjedh Këshillin mbikqyrës të degës;

Verifikon kandidatë për bartës të funksioneve në Këshillin e komunës;

Aprovon Rregullore për punën e Kuvendit të degës;

U shpreh votëbesim organeve dhe bartësve të funskioneve të degës në përputhje me normat statutare;

Zgjedh komisione të përhershme dhe të përkohshme;

Shqyrton edhe çështje të tjera lidhur me punën e PPD-së.

 

KRYETARI I DEGËS

 

Neni 28

 

Kryetari i degës është organ, të cilin e zgjedh Kuvendi i degës me mandat 4 – vjeçar me të drejtë për rizgjedhje.

Kryetari i degës e përfaqëson degën dhe udhëheq me Kryesinë e degës.

Kryetari i degës është njëkohësisht edhe anëtar i Kryesisë së degës.

Puna, të drejtat dhe obligimet e kryetarit të degës përcaktohen më për së afërmi me Rregulloren për punën e Kryesisë së degës.

 

KRYESIA E DEGËS

 

Neni 29

 

Kryesia e degës përbëhet nga kryetari dhe minimum 6 deri 14 anëtarë.

Kryesia e degës është organ ekzekutiv i Kuvendit të degës e cila:

Udhëheq me degën mes dy kuvendeve;

Zgjedh nga radhët e veta nënkryetar dhe sekretar të Kryesisë me mandat 4 – vjeçar.

Merr qendrime politike;

Kujdeset për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të degës dhe të organeve të Partisë;

Në mbledhjet e përbashkëta me këshilltarët komunal propozon kandidatë për bartës të funksioneve në Këshillin e komunës;

Aprovon Rregullore për punën e vet;

Shqyrton dhe vendos për çështje të tjera nga kompetenca e vet që dalin nga përcaktimet programore dhe dispozitat e këtij statuti.

 

Neni 30

 

Mbledhjet e Kryesisë i konvokon dhe i udhëheq kryetari i degës.

Në rast mundgese të kryetarit mbledhjen e konvokon dhe e udhëheq një nga nënkryetarët në mënyrëë të paraparë me Rregulloren për punë të Kryesisë.

Njëherë në dy muaj, kryesia e degës mban mbledhje të përbashkët me kryetarët e Këshillave të nëndegëve. Në rast se kryetari respektivisht nënkryetari nuk thirr mbledhje, mbledhja mund të thiret me kërkesë të një të tretës së anëtarëve të kryesisë së degës e kur bëhet fjalë për mbledhje të përbashkët me kryetarët e këshillave të nëndegëve mbledhja mund të thiret me kërkesë të një të tretës të kryetarëve të këshillave të nëndegëve.

Në këto raste me mbledhjen udhëheq kryetari i degës, në mungesë të tij nënkryetari ose sekretari i degës.

Puna, të drejtat dhe detyrat e kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit, si dhe të Kryesisë së degës përcaktohen më për së afërmi me Rregulloren e punës.

 

KËSHILLI MBIKËQYRËS I DEGËS

 

Neni 31

 

Këshilli mbikëqyrës i degës i ka 5 anëtarë.

Anëtarë të Këshillit mbikqyrës janë edhe nga një përfaqësues të zgjedhur nga Prosperiteti Rinor dhe Forumi i Gruas.

Këshilli në mbledhjen e parë zgjedh kryetarin e vet.

Mandati i kryetarit dhe të anëtarëve të këshillit zgjat 4 vjet.

 

Neni 32

 

Këshilli mbikëqyrës e vlerëson përputhshmërinë e vendimeve dhe të akteve të tjera të organeve të degës me Statutin e PPD-së me aktet e tjera të Partisë dhe mbikqyrë punën financiare të degës.

Së paku njëherë në vit Këshilli mbikëqyrës i jep raport Kuvendit të degës.

Këshilli mbikëqyrës i jepen të gjitha të dhënat relevante dhe dokumentat e nevojshme për kryerjen e funksionit të vet. Për këtë përgjigjet kryetari i degës.

 

 

 

Neni 33

 

Në kuadër të degës së PPD-së mund të veprojnë asociacione dhe shoqata të ndryshme në pajtim me Programin dhe Statutin e PPD-së.

 

BASHKËSITË E DEGËVE

 

Neni 34

 

Degët e PPD-së në qytetin e Shkupit organizohen në bashkësi të degëve (në tekstin vijues BDSH).

Organet e BDSH-së janë: Kuvendi dhe Kryesia.

Kuvendin e BDSH-së e përbëjnë kryetarët e degëve të Shkupit edhe 45 delegatë dhe atë:

Dega e PPD-së Qendër – 15 kuvendarë;

Dega e PPD-së Çair – 13 kuvendarë;

Dega e PPD-së Gazi Babë – 11 kuvendarë;

Dega e PPD-së Kraposh – 3 kuvendarë;

Dega e PPD-së Kisella Voda – 3 kuvendarë.

Në punën e kuvendit të BDSH-së, pa të drejtë vote marrin pjesë edhe këshilltarët e PPD-së në Këshillin e qytetit, kryetarët e degëve të PPD-së që e përbëjnë BDSH-në, deputetët, ministrat, zv/ministrat dhe kryetari i Prosperitetit Rinor për qytetin e Shkupit.

 

Neni 35

 

Kuvendi i BDSH-së zgjedh kryetarin, nënkryetarët dhe sekretarin.

Organizon, koordinon dhe harmonizon punën e degëve në nivel të qytetit.

Zgjedh kandidat për prefekt të qytetit dhe vërteton listën e këshillëtarëve në Këshillin e qytetit.

Merr vendime që kanë të bëjnë me funksionimin dhe punën e Këshillit të qytetit të Shkupit.

Aprovon Rregullore për punën e vet.

 

Neni 36

 

Kryesia e BDSH-së përbëhet nga kryetari, 2 nënkryetarë, sekretari dhe 11 anëtarë, të cilët i zgjedh Kuvendi i BDSH-së me mandat prej 4 vjetësh.

Në punën e Kryesisë së BDSH-së marrin pjesë edhe koordinatori i Grupit të këshillëtarëve në Këshillin e qytetit dhe kryetari ir Prosperitetit Rinor të qytetit të Shkupit pa të drejtë vote.

 

 

Neni 36a

 

Mbledhjen e Kryesisë së BDSH-së e konvokon dhe e udhëheq kryetari i BDSH-së. Në mungesë të kryetarit mbledhjet i konvokon dhe udhëheq njëri nga nënkryetarët ose sekretari i BDSH-së. Në rast se personat nga ky paragraf nuk thirin mbledhje të kryesisë, mbledhja mund të thiret ne kërkesë të një të tretës së anëtarëve të Kryesisë.

Një herë në dy muaj Kryesia e BDSH-së mban mbledhje të përbashkët me kryetarët e degëve të Shkupit.

Neni 37

 

Kryesia e BDSH-së është organ operativ, ekzekutiv i Kuvendit të BDSH-së e cila:

Zbaton vendimet, konkluzionet dhe qëndrimet e Kuvendit të BDSH-së dhe të organeve më të larta të PPD-së;

Shqyrton çështje lidhur me organizimin e brendshëm të Partisë në nivel të qytetit, çështje të politikës kadrovike;

I propozon Kuvendit të BDSH-së kandidat për prefekt dhe listë për këshilltarë në Këshillin e qytetit të Shkupit;

Miraton Rregullore për punën e saj.

 

ORGANET E PPD-së

 

Neni 38

 

Partia për Prosperitet Demokratik i ka këto organe:

Konferencën;

Kuvendin e Partisë;

Kryetarin;

Nënkryetarët;

Sekretarin;

Këshillin mbikqyrës.

 

KONFERENCA E PARTISË

 

Neni 39

 

Konferenca është organ më i lartë i PPD-së dhe konvokohet me vendim të Kuvendit të Partisë çdo 4 vjet.

Kuvendi i Partisë e konvokon Konferencën me kërkesë të kryetarit të PPD-së, Këshillit mbikqyrës të PPD-së ose me kërkesën e më së paku 1/3 e degëve të PPD-së.

Vendimi për konvokimin e Konferencës shpallet së paku 30 ditë para ditës së mbajtjes.

Konferencën e PPD-së mund ta thirrë edhe kryetari i Partisë dhe Këshilli mbikëqyrës nëse Kuvendi i Partisë në afat prej 2 muajsh nuk vepron sipas alinesë 2 të këtij neni.

Kur Konferenca konvokohet sipas alinesë 2 afati mund të jetë edhe më i shkurtër.

Mandati i delegatëve për Konferencë zgjat 4 vjet.

 

Neni 40

 

Konferencën e përbëjnë:

Nga një delegat në numër të caktuar të anëtarëve të Partisë të zgjedhur nga degët;

Kryetari i Partisë, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, anëtarët e Kuvendit të Partisë, anëtarët e Kryesisë Qendrore, anëtarët e Këshillit mbikqyrës të Partisë, kryetarët e degëve dhe kryetari i BDSH-së;

Anëtarët e Grupit parlamentar të zgjedhur nga lista e PPD-së, Kryesia e Prosperitetit Rinor dhe Kryesia e Forumit të Grave.

Në Konferencë marrin pjesë ministrat, zëvendësministrat, kryetarët e komunave nga lista e PPD-së dhe mysafirë të tjerë pa të drejtë vote.

 

Neni 41

 

Konferenca e PPD-së:

Verifikon mandatin e delegatëve të Konferencës;

Miraton Rregullore për punën e vet;

Miraton Program dhe Statut të Partisë;

Miraton raport të organeve të PPD-së mes dy konferencave;

Përcakton numrin dhe zgjedh anëtarët e Kuvendit të Partisë;

Zgjedh kryetarin;

Zgjedh anëtarët e Këshillit mbikqyrës të Partisë;

Vendos për ndërprerjen e veprimit të Partisë;

Shqyrton edhe çështje të tjera në lidhje me punën e Partisë.

 

KUVENDI I PARTISË

 

Neni 42

 

Kuvendin e partisë e përbëjnë:

Së paku 55 anëtarë të Kuvendit të Partisë;

Kryetari i Partisë;

Nënkryetarët;

Sekretari i përgjithshëm; Anëtarët e Kryesisë Qendrore;

Kryetarët e degëve, kryetarja, nënkryetarja dhe sekretarja e forumit të grave;

Kryetari, nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm i Prosperitetit Rinor.

Mandati i anëtarëve të Kuvendit të Partisë zgjat 4 vjet me të drejtë rizgjedhje.

Në punën e Kuvendit të Partisë marrin pjesë anëtarët e Grupit parlamentar, ministrat dhe zëvendësministrat të zgjedhur nga lista e PPD-së dhe kryetari i BDSH-së, Këshilli Mbukqyrës dhe kryetarët e degëve pa të drejtë vote.

 

Neni 43

 

Kuvendi i Partisë është organ më i lartë i PPD-së mes dy konferencave, i cili:

Udhëheq me PPD-në mes dy konferencave dhe kujdeset për zbatimin e vendimeve të tij;

Vendos për ndryshimin dhe plotësimin e Programit dhe Statutit të PPD-së mes dy konferencave;

Ndërton dhe sendërton politikën e Partisë dhe merr vendime dhe qëndrime politike;

Kryetari në bashkëpunim me kryetarët e degëve, Kuvendit për aprovim i propozon kandidatët për nënkryetar, sekretar dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore;

Nëse Kuvendi i Partisë dy herë rradhazi nuk e miraton propozimin për përbërjen e Kryesisë Qendrore, konsiderohet se kryetari nuk e ka besimin e Kuvendit të Partisë dhe ai jep dorëheqje. Pas kësaj, në afat prej një muaj, degët propozojnë kandidat të ri për kryetar të cilin e zgjedh Kuvendi i Partisë. Deri në zgjedhjen e kryetarit të rri me Partinë udhëheq kryetari në dorëheqje.

Dispozitat e paragrafit paraprak vlejnë edhe në rrastet kur kryetari jep dorëheqje ose ka pengesa të përhershme për kryerjen e funksionit.

Përcakton listën e kandidatëve për deputet dhe për funksione më të larta shtetërore;

Vendos për ankesat dhe vendimet e organeve përgjegjëse të degëve;

Miraton raportin financiar dhe llogarinë përfundimtare;

Merr vendime për themelimin e degëve dhe forma të tjera të organizimit partiak;

Udhëheq me pasurinë e Partisë;

Miraton Rregullore për punën e tij;

Kujdeset që të gjitha zgjedhjet në kuadër të PPD-së të bëhen në pajtim me dispozitat e Statutit dhe kriteret e caktuara;

Vendos dhe merr masa lidhur me punën financiare dhe afariste të PPD-së, si dhe për pronësinë e PPD-së;

Vendos për çështje të tjera që me këtë Statut dhe me akte të tjera nuk janë në kompetencë të ndonjë organi tjetër.

Kuvendi i partisë mund të marrë edhe vendime nga kompetencat e Konferencës, kur atë e kërkon ndonjë situatë e veçantë.

Me vendimet e alinesë paraprake Kuvendi i Partisë në kohë i informon delegatët e Konferencës dhe në konvokimin e parë të tij i vë në verifikim.

Nëse vendimet nuk verifikohen nga ana e Konferencës mund të inicohet çështja e votëbesimit Kuvendit të Partisë, kryetarit, nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm.

 

Neni 44

 

Kuvendi i Partisë mban mbledhje sipas nevojës, por më së paku dy herë në vit.

Seancat e Kuvendit të Partisë thirren me vendim të Kryesisë Qendrore.

Seancat e Kuvendit të Partisë i udhëheq kryetari i Partisë, e në mungesë të tij një nga nënkryetarët ose sekretari i përgjithshëm ose anëtari i Kryesisë Qendrore i autorizuar nga kryetari i Partisë.

Kryesia Qendrore është e obliguar të konvokojë Kuvendin para dhe pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale për të përcaktuar listat zgjedhore të Partisë dhe për të analizuar dhe vlerësuar rezultatet e zgjedhjeve, në rast se zgjedhjet vlerësohen si të disfavorshme, Kryesia Qendrore i nënshtrohet votëbesimit.

Kryesia Qendrore ështëe obliguar të konvokojë Kuvendin e Partisë nëse atë e kërkon Këshilli mbikqyrës i Partisë ose së paku 1/3 e degëve të Partisë.

Mënyra e konvokimit, udhëheqjes dhe marrjes së vendimeve të Kuvendit të Partisë rregullohen me Rregullore të punës së Kuvendit të Partisë.

 

 

KRYETARI I PARTISË

 

Neni 45

 

Kryetati i Partisë:

Prezanton dhe përfaqëson PPD-në;

Udhëheq me seancat e Kuvendit të Partisë dhe të Kryesisë Qendrore;

Merr pjesë në ndërtimin e politikës së PPD-së;

Propozon revokim të funksionarëve të Partisë para organeve përkatëse;

Kryen edhe punë të tjera që i lihen në kompetencë me akte të përgjithshme të Partisë, Statutit dhe vendimeve të organeve të Partisë.

Mandati i kryetarit të Partisë zgjat 4 vjet me të drejtë rizgjedhjeje.

NËNKRYETARI I PARTISË

 

Neni 46

 

Nënkryetari i PPD-së i zbaton aktivitetet nga fushëveprimi i kryetarit të Partisë, për çka paraprakisht autorizohet nga kryetari dhe Kryesia e PPD-së, e zëvendëson kryetarin në mungesë, ose kur për këtë merr autorizimin e Kryesisë dhe të kryetarit.

Në raste të pengimit të përhershëm të kryerjes së funksionit të kryetarit të Partisë, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë funksionin kryetar i Partisë e kryen një nga nënkryetarët me vendim të Kuvendit të Partisë.

Merr pjesë në ndërtimin e politikës së PPD-së

 

SEKRETARI I PARTISË

 

Neni 47

 

Sekretari i PPD-së:

Organizon punën e brendshme partiake;

Kujdeset për zbatimin e vendimeve, qëndrimeve dhe konkluzioneve të organeve të PPD-së,

Përgatit mbledhjet e organeve të Partisë;

Merr pjesë në ndërtimin e politikës së PPD-së;

Kujdeset për çështjet kadrovike të shërbimeve profesionale;

Kujdeset për punët financiare.

 

 

KËSHILLI MBIKËQYRËS I PARTISË

 

Neni 48

 

Këshilli mbikqyrës i PPD-së ka 9 anëtarë, të cilët i zgjedh Konferenca e Partisë me mandat prej 4 vjetësh me të drejtë rizgjedhjeje.

Anëtarët të Këshillit mbikqyrës janë edhe nga një anëtar të zgjedhur nga Prosperiteti Rinor dhe Forumi i Gruas.

Këshilli mbikqyrës në mbledhjen e parë të vet zgjedh kryetarin e Këshillit.

Këshilli mbikqyrës mban mbledhje sipas nevojës, së paku dy herë në vit.

Këshilli mbikqyrës për punën e vet miraton Rregullore.

 

 

 

 

 

 

Neni 49

 

Për realizimin e funksionit të vet, Këshilli mbikqyrës i jepen në dispozicion të gjitha të dhënat relevante dhe dokumentat. Për këtë përgjegjës është kryetari i Partisë.

 

Neni 50

 

Këshilli mbikqyrës mbikqyrë punën financiare dhe afariste të PPD-së, vlerëson përputhshmërinë e akteve të Partisë me dispozitat e Statutit dhe për punën e vet i jep raport Konferencës dhe Kuvendit të Partisë.

 

KRYESIA QENDRORE

 

Neni 51

 

Kryesinë Qendrore e përbëjne: kryetari, nënkryetarët dhe sekretari Partisë, kryetari i Prosperitetit Rinor dhe kryetarja e Forumit të Gruas dhe minimum 15 anëtarët, të cilët i zgjedh Kuvendi i Partisë me mandat prej 4 vjetësh me të drejtë rizgjedhjeje.

Numrin e nënkryetarëve të Partisë e përcakton Kuvendi i Partisë me Vendim të posaçëm.

Në punën e Kryesisë Qendrore marrin pjesë koordinatori i Grupit parlamentar dhe ministrat pa të drejtë vote.

 

Neni 52

 

Kryesia Qendrore është organ politiko – ekzekutiv i Kuvendit të Partisë me këto të drejta dhe obligime:

Zbaton vendimet, konkluzionet dhe qëndrimet e Kuvendit të Partisë;

Merr pjesë në ndërtimin dhe shprehjen e vullnetit politik të PPD-së;

Shqyrton çështje lidhur me organizimin e brendshëm të organeve partiake, çështje kadrovike dhe është përgjegjëse për kryerjen efikase të punëve profesionale për nevojat e PPD-së;

Kuvendit të Partisë i propozon kandidatë për deputet dhe bartës të funskioneve më të larta shtetërore;

Në mbledhjet e përbashkëta ne deputetët dhe kryetarët e degëve propozon kandidatë pët bartës të funksioneve në organet republikane;

Kryen punët financiare dhe materiale të Partisë dhe për të merr vendime përkatëse;

Sipas nevojës formon grupe punuese për kryerjen e ndonjë detyre nga fushëveprimi i saj;

Merr vendime përkatëse dhe i kryen të gjitha punët nga lëmi i marrëdhënieve të punës;

Miraton Rregullore për punën e saj;

Kryen edhe punë të tjera që me vendim të Kuvendit të Partisë i jepen në kompetencë.

Në rast nevoje të posaçme Kryesia Qendrore mund të marrë vendime, të cilat janë në kompetencë të Kuvendit të Partisë.

Për vendimet e paragrafit paraprak Kryesia Qendrore i informon anëtarët e Kuvendit të Partisë, kurse në mbledhjen e parë të Kuvendit të Partisë i vë para Kuvendit për miratim. Nëse vendimi nuk miratohet nga Kuvendi i Partisë mund të parashtrohet çështja e votëbesimit Kryesisë Qendrore, kryetarit të Partisë, nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm të PPD-së para organeve që i kanë zgjedhur.

Seancat e Kryesisë Qendrore i konvokon dhe me to udhëheq kryetari i Partisë, repsektivisht një nga nënkryetarët, sekretari i përgjithsëm ose një nga anëtarët e Kryesisë Qendrore, të cilin e autorizon kryetari i Partisë.

 

TRUPAT PUNUESE

 

Neni 53

 

Organet e PPD-së dhe organet e degëve për nevojat e punës së tyre mund të themelojnë trupa punuese.

Trupat punuese mund të jenë të përhershme dhe të përkohshme.

Në punën e trupave punuese merr pjesë edhe një perfaqësues i Prosperitetit Rinor me të drejta të plota.

 

MËNYRA E VENDOSJES

 

Neni 54

 

Organet e partisë vendosin në mënyrë meritore nëse në mbledhje marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve, të cilët i përbëjnë, me shumicë votash nga prezentët në mbledhje, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të organit.

Ndryshimi i Programit, Statutit dhe të raportit pët punën e organeve miratohet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të organit.

 

 

 

 

 

ZGJEDHJET

 

Neni 55

 

Anëtarët e organeve dhe bartësit e funksioneve në organet e PPD-së parimimsht zgjidhen me vota të fshehta nga më shumë kandidatë.

Në raste kur votohet lista, të zgjedhur konsiderohen ato kandidatë që kanë marrë shumicën e votave të trupit zgjedhor.

Nëse nga lista nuk fitojnë vota të mjaftueshme aq kandidatë sa është numri i organit që zgjedhet, votimi përsëritet për vendet e paplotësuara të organit për të cilin bëhen zgjedhjet, nga kandidatët që nuk kanë fituar vota të mjaftueshme në rrethin e parë. Në votimin e përsëritur të zgjedhur konsiderohen ato kandidatë të cilët kanë fituar shumicën e votave nga numri i votueseve, me kusht që numri i votave të mos jetë më i vogël se 1/3 e trupit votues.

Nëse edhe në votimin e përsëritur nuk zgjedhen aq kandidatë sa është numri i organit, tërë procedura përsëritet për aq vende sa kanë mbetur pa plotësuar.

Nëse për një funksion votohet për dy kandidatë, i zgjedhur konsiderohet kandidati, i cili ka fituar shumicën e votave të trupit zgjedhor.

Nëse asnjë nga kandidatët nuk fiton shumicën e votave të trupit zgjedhor, proceduar përsëritet.

Nëse për një funksion votohet për më shumë se dy kandidatë, i zgjedhur konsiderohet kandidati i cili ka fituar shumicën e votave të trupit zgjedhor.

Nëse asnjë nga kandidatët nuk fiton shumicën e votave të trupit zgjedhor, në rrethin e dytë votohet për dy kandidatët të cilët kanë fituar më shumë vota në rrethin e parë.

Në votimin e përsëritur i zgjedhur konsiderohet kandidati, i cili ka fituar shumicën e votave të të pranishmëve, me kusht që ky numër të mos jetë më i vogël se 1/3 e trupit zgjedhor.

Nëse edhe në rrethin e dytë nuk zgjidhet kandidat, tërë procedura përsëritet.

Kritere për kandidim të anëtarëve të organit dhe bartësit të funksioneve përcaktohen me vendim të Kryesisë Qendrore.

 

Neni 56

 

Kuvendi i Partisë me Rregullore të posaçme do ta përcaktojë procedurën, mënyrën dhe kriteriumet për caktimin e përfaqësuesve të vet në organet republikane, lokale etj.

 

 

 

 

 

 

DISPOZITAT E POSAÇME GRUPI PARLAMENTAR

 

 

Neni 57

 

Deputetët e PPD-së në Kuvendin republikan me qëllim të koordinimit të aktivitetit të tyre organizohen në Grup parlamentar.

Anëtarët e Grupit parlamentar nga radhët e veta zgjedhin koordinatorin dhe zëvendësin e tij.

 

 

Neni 58

 

Grupi parlamentar:

Zbaton politikën e Partisë në Kuvendin republikan;

Shqyrton të gjitha çështjet nga kompetenca e Kuvendit dhe inicon aktivitetin ligjdhënës;

Në bashkëpunim me Kryesinë Qendrore vendos për mënyrën e votimit në mbledhjet e Kuvendit republikan;

Grupi parlamentar është i obliguar të respektojë politikën e Partisë dhe të zbatojë vendimet e Kuvendit të Partisë dhe Kryesisë Qendrore.

Koordinatori i Grupit parlamentar ka obligim që ta informojë rregullisht Kuvendin e Partisë dhe Kryesinë Qendrore për punën e Grupit parlamentar, kurse Kuvendi i Partisë dhe Kryesia Qendrore janë të obliguar t’i shqyrtojnë të gjitha çështjet të cilat para tyre i shtron Grupi parlamentar.

Në rast se paraqitet mosmarrëveshje mes Kryesisë Qendrore dhe Grupit parlamentar vendimin e merr Kuvendi i Partisë.

 

Neni 59

 

Deputetët janë të obliguar të votojnë në pajtim me vendimet e Grupit parlamentar.

Në rast se deputeti shkel obligimet dhe nuk i përmbahet vendimit të Grupit parlamentar, Grupi mund të kërkojë që sjella e tij të vehet në rend dite të Kryesisë Qendrore.

Të drejtat dhe obligimet e deputetit dhe mënyra e punës të Grupit parlamentar rregullohen me Rregullore të cilën e miraton Kuvendi i Partisë i PPD-së.

 

 

 

 

 

Neni 60

 

Dispozitat e këtij Statuti për punën e Grupit parlamentar, aplikohen në mënyrë përkatëse edhe për mënyrën e organizimit dhe të punës së grupeve të këshillëtarëve në këshillat komunale dhe atë të qytetit të Shkupit.

 

PROSPERITETI RINOR

 

Neni 61

 

Prosperiteti Rinor i PPD-së është organizatë e të rinjve, e cila funksionon në suaza të PPD-së dhe i pranon dhe zbaton përcaktimet programore, Statutin dhe dokumentet e tjera të Partisë.

Vendimin e themelimit të Prosperiteti Rinor dhe pushimin e tij e merr Kuvendi i Partisë.

Anëtar i Prosperiteti Rinor mund të bëhet çdo person që e pranon Programin dhe Statutin e Partisë dhe Programin e Prosperiteti Rinor dhe që nuk është më i vjetër se 28 vjet.

Në raste të posaçme me vendimin e organit të Prosperiteti Rinor anëtari i cilit është i riu i PPD-së, anëtari i Prosperiteti Rinor mund të jetë edhe ai që ka mbi 28 vjet, por jo më shumë se 32 vjet.

Anëtarët e Prosperiteti Rinor zgjedhin organet e veta në të gjitha nivelet organizative dhe përfaqësuesit e tij janë të inkuadruar drejtpërsëdrejti në punën e organeve të PPD-së.

 

FINANCIMI

 

Neni 62

 

PPD-ja punon dhe aktivitetin e vet e financon nga mjete financiare të cilat mblidhen nga anëtarësia e anëtarëve dhe ndihmat që i japin anëtarët dhe simpatizuesit, nga buxheti i Republikës, nga kryerja e veprimtarive ekonomike, publike etj.

 

Neni 63

 

Mjetet me të cilat disponon PPD-ja shpenzohen në bazë të dispozitave ligjore në fuqi dhe vendimeve të organeve kompetente të PPD-së.

Kuvendi i Partisë miraton Rregullore për punën financiare të PPD-së.

 

 

 

 

EKONOMIZIMI DHE VEPRIMTARIA BOTUESE

 

Neni 64

 

PPD-ja në pajtim me normat ligjore mund të realizojë veprimtari ekonomike dhe veprimtari të tjera.

PPD-ja mund të themelojë ndërmarrje, të bëhet bashkëthemeluese me ndonjë ndërmarrje ose formë tjetër organizative për kryerjen e veprimtarive ekonomike.

Me pronësinë e PPD-së udhëheq Kuvendi i Partisë. Kuvendi i Partisë i kryen të drejtat dhe obligimet e themeluesit ndaj ndërmarrjeve dhe formave të tjera organizative që ushtrojnë veprimtari ekonomike.

 

Neni 65

 

Për mbarëvajtjen e punëve dhe suksesshmërinë e veprimtarive ekonomike mban përgjegjësi komisioni ekonomik pranë PPD-së.

 

Neni 66

 

Me qëllim të realizimit të ideve programore, qëndrimeve të saj dhe realizimin të mjeteve materiale nga kryerja e veprimtarive, PPD-ja organizon veprimtari botuese edhe atë: botimin e librave, gazetave, fletushkave etj., mund të themelojë radio – televizion ose institucion shkencor.

Vendimet për themelimine institucioneve dhe kryerjen e veprimtarive nga alineja e mësipërme i merr Kuvendi i Partisë.

 

PUSHIMI I FUNKSIONIT NË PARTI

 

Neni 67

 

Funksioni në Parti pushon me revokim dhe dorëheqje.

Funksioni me revokim pushon në momentin e shpalljes së rezultateve nga votimi, kurse me dorëheqje në momentin kur atë e konstaton organi kompetent.

Dorëheqja i dorëzohet organit përkatës dhe arsyetohet me shkrim ose me gojë.

Vendim për rivokim miraton organi, i cili e ka zgjedhur funksionarin e Partisë me të njëjtën mënyrë dhe procedurë siç është bërë zgjedhja.

Propozim për rivokim mund të japin 30 anëtarë të Konferencat me iniciativën e vet ose me iniciativën e anëtarësisë, Kuvendi i Partisë, Kryesia dhe Këshilli mbikqyrës të nivelit adekuat të organizimit.

Kryetari i Partisë mund të revokohet me propozimin e Këshillit mbikqyrës, 1/3 e anëtarëve të Kuvendit të Partisë ose me propozim të Kryesisë Qendrore.

Propozim për revokim të anëtarit të organit qendror mund të japë kryetari i Partisë ose së paku 10 degë.

Anëtari i Kryesisë Qendrore revokohet në bazë të propozimit të kryetarit të Partisë, Kryesisë Qendrore, Këshillit mbikqyrës të Partisë ose 10 anëtarë të Kuvendit të Partisë.

Anëtari i organit të degës revokohet me propozim të kryetarit të Partisë, Këshillit mbikqyrës të PPD-së dhe të degës, kryetarit të degës, 1/3 e anëtarëve të Kuvendit të degës ose me propozimin e 5 nëndegëve.

Kryetari i degës revokohet me propozim të kryetarit të Partisë, Këshillit mbikqyrës të PPD-së dhe degës, 10 anëtarëve të Kuvendit të degës dhe Kryesisë Qendrore.

 

Neni 68

 

Në rast dorëheqjeje, personi që jep dorëheqje ka të drejtë që të njëjën ta arsyetojë para organeve.

 

 

Neni 69

 

Për kryerjen e punëve profesionale, administrative dhe punëve të tjera për nevojat e PPD-së themelohen shërbime profesionale.

Vendimet për themelimin e shërbimeve profesionale dhe aktet e tjera normative në të cilat rregullohet organizimi dhe puna e këtyre shërbimeve si dhe vendimet lidhur me të drejtat dhe detyrat nga lëmi i marrëdhënieve të punës miraton Kryesia Qendore.

 

PUSHIMI I VEPRIMIT TË PARTISË

 

Neni 70

 

Partia për Prosperitet Demokratik, përveç shkaqeve të parapara me Ligjin për partitë politike, pushon të veprojë edhe me vendim të Konferencës.

Konferenca mund të marrë vendim për pushim të veprimit të Partisë me 2/3 e votave të numrit të përgjithshëm të Konferencës nëse vlerëson se nuk ekziston arsyeshmëria shoqërore, ekonomike dhe politike për veprimin e mëtejmë të saj, respektivisht nëse paraqiten shkaqe objektive dhe subjektive, të cilat pamundësojnë veprimin e mëtejmë.

 

Neni 71

 

Kryetari i Partisë në afat prej 15 ditësh, prej ditës së miratimit të vendimit për pushimin e Partisë, e informon organin kompetent për çregjistrimin e saj.

 

Neni 72

 

Me vendimin për pushimin e veprimit të Partisë përcaktohet edhe fati i mjeteve të Partisë.

 

DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

 

Neni 73

 

Procedurën për miratimin e Statutit mund ta inicojë Konferenca, Kuvendi i Partisë, Këshilli mbikqyrës, Kryesia Qendrore dhe së paku 1/3 e degëve.

Komisioni statutar përgatit Projektstatutin, të cilin e lëshon në debat publik në të gjitha organet e Partisë. Debati zgjat më së paku 15 ditë.

Në bazë të vërejtjeve dhe të propozimeve nga debati publik Komisioni statutar përgatit Propozimstatutin.

Propozimstatutin, pasi ta shqyrtojë Kryesia Qendore, e miraton Kuvendi i Partisë.

Mes dy konferencave ndryshimet dhe plotësimet e Statutit i miraton Kuvendi i Partisë.

Procedura për ndryshimin e Statutitcaplikohet edhe për ndryshimin dhe plotësimin e tij.

 

Neni 74

 

Ky Statut hyn në fuqi prej ditës së miratimit.

 

Neni 75

 

Dispozitat e nenit 42, paragrafi 1, alineja 1 hyn në fuqi pas mbajtjes së Konferencës të 3 të Partisë.

 

Neni 76

 

Me rastin e kandidimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të organeve të PPD-së, së paku 30% e kandidatëve të zgjedhur duhet të jenë nga rradhët e gjinisë femrore.

Nëse ndonjë organ nuk ka mundësi objektive për plotësimin e paragrafit 1 të këtij neni, ky kriterium nuk është pengesë për zgjedhjen e organeve.

SHKARKO DHE DËGJO HIMNIN - SHKARKO

 
Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free