Mir Se vini ne Websiten e Partis per Prosporitet Demokratik
 

Programi Politik i PPD
PPD-ja vepron në mjedisin e qytetarëve shqipëtarë dhe qytetarëve tjerë në Republikën e Maqedonisë. Merr përgjegjsinë për të mirën e përgjithshme dhe është e hapur për të gjithë qytetarët që duan të aderojnë me vullnet demokratik në rradhët e saj, duke u përkushtuar vlerave dhe objektivave të përbashkëta programore të kësaj partie dhe realizimin e tyre në jetën shoqërore e publike.

Historiku

PPD –ja është formacion politik themelor i shqipëtarëve në Maqedoni, e krijuar në nismë të pluralizmit politik e demokratik në vitet ’90.

Identiteti Politik

PPD-ja vepron në mjedisin e qytetarëve shqipëtarë dhe qytetarëve tjerë në Republikën e Maqedonisë. Merr përgjegjsinë për të mirën e përgjithshme dhe është e hapur për të gjithë qytetarët që duan të aderojnë me vullnet demokratik në rradhët e saj, duke u përkushtuar vlerave dhe objektivave të përbashkëta programore të kësaj partie dhe realizimin e tyre në jetën shoqërore e publike.  

Objektivi final

PPD –ja mbron, promovon dhe përfaqëson:

Interesat dhe aspiratat legjitime e demokratike të shqiptarëve për barazi të plotë, të gjithanshme politike , ekonomike, sociale e kulturore në Maqedoni; personalitetin kulturor, moral, gjuhësor e kombëtar të tyre; mardhëniet e harmonishme ndëretnike mbi bazë të parimeve demokratike të barazisë dhe drejtësisë reale.

 

PPD – ja është parti demokratike moderne:

PPD –ja afirmon se veprimin e saj e mbështet mbi vlerat dhe principet dhe bindjet politike të formuluara më poshtë, të cilat përbëjnë kodin themelor të etikës së saj politike.

Profili

PPD – ja është:

Parti politike autonome. Autonomia e saj është parakusht për veprimin me përgjegjësi në Maqedoni dhe jashtë;

Parti politike e qendrës duke respektuar përcaktuesit e qendrës politike, PPD-ja afirmon ekuilibret në jetën politike, kulturore e sociale të vendit;

Zhvillon politikën mbi konceptet dhe parimet bashkëkohëse të civilizimit politik, duke i respektuar atë në konstituimin dhe veprimin e saj të brendshëm; duke kultivuar debatin e lire dhe demokratik, konfrontimin e lire të ideve e të argumenteve dhe tolerancën në dialog;

Respekton vlerat e proklamuara dhe angazhimet e veta programore;

Është e hapur ndaj së resë në jetë e në shoqëri si dhe ndaj vlerave e idealeve europiane;

Angazhohet për europeizëm të Maqedonisë dhe për integrimin e saj në Europë.

 

Bashkëpunimi politik e partiak

PPD – ja është e hapur për bashkëpunim me të gjitha formacionet politike identike me principet dhe vlerat e saj, në vend dhe jashtë;

PPD – ja afirmon vendosjen e partneritetit dinamik me tërësinë e organizmave dhe asociacioneve të shoqërisë civile.

 

Principi deantologjik

PPD – ja kundërshton çfarëdo ekstremizmi të djathtë apo të majtë, çfarëdo totalitarizmi, çdo formë të mosdurimit racor, kombëtar, religjioz, ideologjik etj.

 

Për të drejta që i japin kuptim dhe dinjitet jetës

 

Popullata shqipëtare në Maqedoni përbën një faktor të rëndësishëm në planin demografik, ekonomik, gjuhësor, kulturor dhe politik. Ajo duhet të zërë vendin e vet të denjë dhe të drejtë në shoqërinë tonë multietnik, dhe vetëm në këtë mënyrë ajo do ti ketë shanset për të dhënë kontributin e vet pozitiv në prosperitetin global të Maqedonisë.

PPD – ja, zëdhënësja autentike e interesave të kësaj popullate, e deklaron si objektiv madhor të saj realizimin e të drejtave fundamentale, individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Maqedoni, të cilat i japin kuptim dhe dinjitet jetës në një shoqëri multietnike.

 

Për progres me të njëjtin ritëm

PPD – ja e deklaron qartë vizionin e saj mbi Maqedoninë, si Maqedoni të dy lirive të ekuilibruara: lirisë individuale dhe kolektive. Vetëm një vizion i këtillë mund të sigurojë raporte të harmonishme demokratike dhe progres reciprok, me të njëjtin ritëm për të gjithë, duke krijuar shanset që të gjithë njësoj të marrin përgjegjësitë për prosperitetin e kësaj shoqërie.

 

Vizion mbi Maqedoninë:

PPD – ja afrimon angazhimin e saj për Maqedoninë mbi këto principe:

Për Maqedoni të konstitucionalizuar mbi baza të principeve të demokracisë multietnike;

Mbi baza të vlerave të patjetërsueshme të dinjitetit dhe të lirisë njerëzore si atëdhe i qytetarëve të lirë e të barabartë para ligjit;

Si shtet sovran dhe demokratik ligjor, të bazuar në respektin e të drejtave e lirive të njeriut dhe në respektin e ekuilibruar të të drejtave kombëtare, si dhe mbi bazë të parimeve të shoqërisë civile;

Për status të barabartë dhe të drejta e privilegje të njëjta të shqiptarëve në tërësinë politike e shtetërore të Maqedonisë dhe për vendosjen e ekuilibrit ndërmjet interesave specifike dhe të përbashkëta të të gjithëve në Maqedoni.

 

Modus vivendi multietnik

Për zgjedhje reale dhe të qëndrueshme

PPD – ja angazhohet që tu gjejë zgjidhje reale dhe të qëndrueshme problemeve mbi bazë të parimeve dhe normave të reja demokratike të barazisë dhe të drejtësisë.

Për harmoni ndëretnike mbi parimet e barazisë

PPD – ja afirmon të ndërtojë një shoqëri të drejtë multietnike në të cilën do të respektohen dhe do të favorizohen realisht harmonia ndëretnike dhe parimet e barazisë e të drejtësisë për të gjithë qytetarët e saj dhe komunitetet e tyre, duke u angazhuar për zbatim të politikave efikase dhe konkrete për barazi ndëretnike dhe për pjesmarje aktive dhe me përgjegjësi të të gjithëve në prosperitetin e vendit;

 

Aspirata reale e PPD – së

PPD – ja aspiron realisht që në Maqedoni ë krijohet një shoqëri demokratike e lirë, moderne, pluraliste dhe e hapur. Vetëm një shoqëri e këtillë, në të cilën inkurajohet dhe mbrohet në mënyrë të drejtë diversiteti kulturor e kombëtar i qytetarëve dhe i komuniteteve të tyre mund ta thellojë frymën e tolerances së vërtetë, të kompromisit dhe të zgjidhjes me dialog të problemeve ndëretnike.

 

Rivendikimet politike fundamentale

Me qëllim që të realizojë objektivat e saj madhore të cilat përbëjnë imperativin konstant për veprim politik institucional, PPD-ja angazhohet ti realizojë këto rivendikime legjitime:

sistem politik konsociativ, mbi parimet e të cilit mund të ndërtohet baraspesha e përfaqësimit dhe e garantimit me dinjitet të barabartë institucional të interesave të shqiptarëve në tërësinë shtetërore të Maqedonisë;

strukturë shtetërore dhe institucionale që reflekton realitetin multietnik të Maqedonisë;

përfaqësim të drejtë politik në institucionin qendror legjislativ (Kuvendin e Maqedonisë), proporcionalisht me peshën demografike të shqiptarëve në këtë Republike;

përfaqësim të drejtë, respektivisht proporcional në pushtetin ekzekutiv; në strukturat dhe organizmat e tij;

përfaqësim proporcional në organet dhe në të gjitha instancat e pushtetit gjyqësor;

përfshirje proporcionale në organet qendrore e lokale të administratës shtetërore dhe publike, si dhe në struktuarat sociale, ekonomike, kulturore e politike të shoqërisë pluraliste;

përfshirje proporcionale të kuadrit të formuar ushtarak në gjithë hierakinë e strukturës komanduese të ARM – së;

përfshirje proporcionale të përfaqësuesve shqiptarë në diplomacinë e Republikës së Maqedonisë.

 

Decentralizimi

Për decentralizimin mbi parime demokratike

PPD – ja afirmon angazhimin e saj për decentralizimin të pushtetit mbi bazë të parimeve demokratike, konform parimeve dhe institucioneve që i përmban Karta Europiane për Qeverisjen Lokale;

PPD – ja deklarohet kundër strukturës uniforme të njësive të vetadministrimit lokal;

PPD – ja afirmon angazhimin e saj për strukturë institucionale asimetrike të njësive të vetadministrimit lokal, duke ia përshtatur ato principeve dhe rregullave të realitetit multietnik dhe multikulturor;

 

PPD – ja afirmon angazhimin e saj për:

ristrukturim institucional të njësive të vetadministrimit lokal, për të krijuar edhe struktura të reja që do të përfshijnë edhe përfaqsimin e organizmave të shoqërisë civile në hartimin e politikave të njësive;

nxitje të bashkpunimit funksional ndërmjet njësive të vetadministrimit lokal, me qëllim që nëpërmjet të këtij bashkpunimi të realizohen interesa konkrete të përbashkëta në fushën e arsimit, kulturësm menaxhimit të territorit, biznesit bujqësor, mbrojtjes së ambientit, infrastrukturës etj.;

përfaqësim proporcional të njësive të vetadministirmit loka me shumicë shqiptare në Bashkësine e Njësive të Vetadministrimit Lokal të Maqedonisë (BNjVLM), për t’i mbrojtur dhe përfaqësuar me efikasitet interesat e tyre në këtë strukturë dhe pranë organeve të pushtetit qendror;

nxitje aktive të kooperimit ndër –regjional, kufitar dhe ndërurban (INTER-REG) të njësive të vetadministrimit lokal me vendet fqinje dhe në shkallë europiane nëpërmjet binjakëzimit të qyteteve tona me qytetet europiane në bazë të vokacionit reciprok për bashkpunim, me qëllim të afrimit, njohjes dhe realizimit të interesave ekonomike – sociale, zhvëllimore, kulturore, teknike dhe interesave për këmbim të përvojave të shumanshme mbi modelet e funksionimit efikas të pushtetit lokal;

përfaqësim të njësive të vetadministrimit lokal përgjithësisht dhe atyre me shumicë shqiptare veçanrisht në strukturat europiane të pushteteve lokale, sikundër është Këshilli i Komunave dhe i Regjioneve të Europës, për të përfaqësuar drejtpërdrejt në shkallë europiane interesat dhe problemet vitale të këtyre njësive.

 

Për vitalizim të resurseve lokale

PPD-ja afirmon angazhimin e saj për integrimin e zhvillimit lokal në tërësinë e politikave makroekonomike të vendit;

PPD-ja afirmon angazhimin e saj për të promovuar dimensionin socio – ekonomik dhe kulturor të njësive të vetadministrimit lokal;

PPD-ja afirmon angazhimin e saj për krijimin e institucioneve dhe organizmave financiare si pole të zhvillimit regjonal, për të dinamizuar dhe konsoliduar sektorin privat për riinvestime të fondeve në kapitalin me rrezikim.

 

 

Politika e jashtme:

Për hapje me të shpejtuar ndaj Europës

PPD-ja afirmon angazhimin e saj që Maqedonia të zhvilloj politikë të jashtme me vokacionin europian, duke e promovuar njëherësh edhe specifikën e realitetit të vet multietnik;

Për rrezatim të mesazhit të paqes

Për të marrë pjesë në radhën e popujve të qytetruar, Maqedonia duhet ta afirmojë realisht mesazhin e vet të tolerancës dhe të humanitetit në skenën ndërkombëtare, duke u angazhuar për promovim dhe mbtojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të së drejtës për vetëvendosje të popujve, të kooperimit ndër – regjional, europian etj., për të promovuar njëherësh edhe interesat e veta gjeopolitike;

Për shpejtim të integrimeve

PPD-ja afirmon angazhimin e saj për një bashkpunim më intenziv të Maqedonisë me fqinjët, e veçmas për dinamizim të bashkpunimit me viset pranëkufitare, për të cilën gje duhet të krijohet edhe një strukturë kordinuese republikane;

PPD-ja afirmon angazhimin e saj që Maqedonia t’i shpejtojë integrimet në strukturat politike, ekonomike dhe në strukturën ushtarake euro – atlantike;

Për europeizëm të legjislacionit

PPD-ja afirmon angazhimin e saj që Maqedonia të respektojë të gjitha obligimet e marra ndërkombëtare; të europeizojnë legjislacionin e vet në të gjitha fushat (me implementimin e plotë të konventave të ndryshme ndërkombëtare) dhe të institucioneve;

PPD-ja afirmon angazhimin e saj që Maqedonia ta konsolidojë realisht demokracinë e vet të brendshme, e cila mund ta përcaktojë pozitën dhe imazhin e saj pozitiv në mardhëniet ndërkombëtare;

Për bashkpunim dhe transparencë

PPD-ja afirmon angazhimin e saj për një bashkëpunim të ngushtë dhe efektiv të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit me sektorin e Punëve të jashtme dhe për transparencë të kësaj politike.

PPD-ja afirmon angazhimin e saj që për vizionet strategjike afatgjata të politikës së jashtme të ndërtohet një konsensus më i gjerë politik.

 

Mardhëniet ekonomike – tregtare me botën:

Në fushën e mardhënieve ekonomike – tregtare me botën, PPD-ja afirmon angazhimin e saj për:

Gjetjen e përparësive ekonomike – tregtare;

Bashkëpunim ekonomike e tregtar në regjon e më gjerë nëpërmjet hapjes së zonave të lira doganore si formë elemntare e bashkëpunimit ndërkombëtar;

Eliminimi i tatimeve të dyfishta dhe krijim i sistemit për mbrojtjen e investimeve nga jashtë;

Rihapje të tregjeve tradicionale, e posaçërisht për plasman të prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual.

Segmentim të tregut ndërkombëtar në asortiman dhe strukturë përkatëse;

Stimulim të zhdrejtë të eksportit dhe destimulim të importit për konsum të përgjithshëm;

Ndryshmi permanent të strukturës eksportuese dhe importuese me tendencë të eliminimit të defiçitit tregëtar;

Mbrojtje me çdo kusht nga importi i prodhimeve tradicionale;

 

 

A. Jeta kulturore

 

Kultura kryen një mision shumë të rëndësishëm në shoqërinë demokratike. Ajo krijon vepra që e pasurojnë jetën njerëzore. Kultura poashtu është një faktor ekonomik me rëndësi, sepse krijon edhe vende pune. Veç kësaj atraktiviteti ekonomik i një vendi në një masë të madhe varet edhe nga mjedisi kulturor i tij, sepse aktiviteti novator dhe progresi ekonomik përgjithësisht ka nevojë për impulse kreative dhe këto impulse i nxit një mjedis me cilësi të rritura të jetesës, ku egziston oferta e arsimit dhe kulturës. Kulturë dhe ekonomi në këtë kohë tani shkojnë bashkë: që të dyja varen nga aktiviteti krijues i njeriut.

PPD-ja afirmon principin e saj se kultura përbën vektorin më të rëndësishëm për afirmimin e identitetit kombëtar dhe vlerat civilizuese të tij;

PPD-ja afirmon se diversiteti kulturor e gjuhësor i Maqedonisë përbën një pasuri dhe shansë. Arti dhe kultura, i shërbejnë njohës reciproke në vend dhe jashtë. Krijim i kushteve për të zhvilluar kretivitetin dhe për të marrë pjesë aktive në jetën kulturore përmirëson cilësinë e jetës në një shoqëri demokratike. Njohja e diversitetit kulturor, promovimi i tij duhet të përbëjë boshtin e çdo politike civilizuese kulturore në realitetin tonë;

PPD-ja angazhohet për një politikë kulturore mbi baza të pluralizmit, e cila duhet tl jetë një faktor shumë me rëndësi për lulëzimin e pejsazhit kulturor plural të vendit tonë, e cila do të krijojë një hapësirë aktive për nxitjen e krijimtarisë kulturore e artistike në diversitetin e saj;

PPD-ja aktivitetin e saj në lëmë të kulturës dë ta fokusojë rreth këtyre boshteve:

Themelimin e institucioneve kulturore – teatro, biblioteka, konservatoriume, palestra të kulturës etk.;

Afirmim dhe pasurim të identiteteve kulturore, duke përkrahur zhvillimin e të gjitha iniciativave kulturore dhe zhvillimin e talenteve individuale;

Mbrojtje dhe afirmim të trashëgimisë kulturore – historike në diversitetin e saj;

Dialog kulturor në funksion të afrimit, respektimit e tolerancës ndërmjet popullatave etnikisht të ndryshme që bashkëjetojnë në këtë vend;

Afirmim i potencialit krijues kulturor – artistik në rrafshin ndërkombëtar.

 

B. Krijimtaria

Krijimtaria përbën një levë shumë të rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë dhe në këtë drejtim kultura si pjesë e saj përcakton kapacitetin e konkurrencës së vendit tonë me të tjerët. Kjo shton domosdoshmërin që të promovohen të gjitha forcat aktive dhe të favorizohen fëmijët e talentuar në këto fusha. Pra, të krijohet një sensibilitet i ri dhe i qëndrueshëm për nevojën e kulturës, një klimë pozitive për kulturën dhe për mbështetjen financiaree publike të saj.

PPD-ja afirmon angazhimin e saj për:

Mbështetje të krijimtarisë (bursa, specializime, këmbime përvojash etj.);

Mbështetje difuzionit të kulturës në vend dhe jashtë.

Promovimi kulturor, i mbështetur nga institucionet publike, merr një rëndësi të veçantë. Ato duhet të krijojnë një klimë të inkurajimittë jetës kulturore, të krijojnë suazën e kushteve të lirisë për këmbime kulturore dhe për dialog të kulturave.

Kultura meriton promovim dhe mbështetje, si nga sektori publike, ashtu edhe nga ai privat.

C. Hapësira kulturore shqiptare

PPD-ja afirmon angazhimin e saj për konsolidimin e hapësirës kulturore shqiptare në Maqedoni, duke mbështetur krijimin e rrjetit institucional kulturor në rrafshin republikan, pët tëë krijuar në kryeqendër edhe polin kulturor shqipta;.

PPD-ja afirmon angazhimin e saj për të krijuar parakushte për përfshirjen dinamike të kulturës shqiptare në Maqedoni në hapësirën kulturore mbarëkombëtare;

PPD-ja afirmon lidhjet e privilegjuara kulturore, shkencore dhe mediatike të shqiptarëve ne Maqedoni me Shqipërinë si qendër të referencës kombëtare.

Ç. Gjuha

Status të barabartë të gjuhës shqipe në përdorimin zyrtar dhe publik në institucionet politike e shtetërore qendrore dhe në rrafsh lokal;

D. Arsimi

Për arsim cilësor në të gjitha nivelet PPD-ja angazhohet për një politikë arsimore, prioritet dhe objektivat e të cilës do të jenë:

Ngritja e cilësisë së formimit arsimor për të gjithë qytetarët – nga shkollimi fillor, i mesëm dhe profesional, gjer në shkollimin sipëror;

Nxitja e investimeve në zhvillimin e arsimit si faktor vendimtar të rritjes ekonomike dhe të punësimit;

Reforma ne strukturën dhe misionet e sistemit shkollor përballë sfidave të shekullit XXI;

 

Për shkollë me vlera kombëtare

Mësimi fillor, vendi kryesor i barazisë së shanseve, të bëhet shkollë e vlerave kombëtare; shkollë qytetarisë dhe e hyrjes në njohuritë moderne teknologjike;

Arsimi i mesëm dhe ai lartë teknik e profesional ta zëjë vendin prioritar në strukturën e sistemit arsimor, sepse paraqet një nga levat për ringritjen ekonomike të vendit;

Arsimi sipëror dhe veprimtaria kërkimore – shkencore e institucioneve t’i japë shtysë të fortë zhvillimit dhe modernizimit të shoqërisë sepse ardhmëria e zhvillimit tonë ekonomik varet veçanrisht nga novacionet, cilësia dhe nga vlerat e shtuara;

Niveli i arsimit në të gjitha shkallët dhe veçanrisht atij sipëror t’i plotsojë standardet ndërkombëtare, në mënyrë që të njihen ndërkombëtarisht edhe diplomat e vendit.

E. Media

Mediat kultivojnë demokracinë

Mediat përbëjnë një vektor të rëndësishëm për demokracinë, për promovimin dhe konsolidimin e vlerave demokratike të një shoqërie si dhe për kultivimin e dialogut publik politik në shoqëri.

Për nxitje të krijimtarisë audiovizuele

PPD-ja afirmon angazhimin e saj:

Për garantimin e së drejtës së qytetarit për informim pluralist;

Për pluralizëm të organeve të shtypit dhe mediumeve elektornike;

Për autonomi të shtypit e medias dhe për garantim të lirisë së të shprehurit;

Për konkurencë lojale dhe regjim liberal në dhënien e licencave për mediat elektronike private etj.;

Për nxitje të krijimtarisë dhe trashëgimisë audiovizuele me interes të posaçëm për mbrojtjen e identiteteve kulturore e kombëtare të popullatave;

Për televizion publik me mision të definuar drejt dhe qartë për t’u shërbyer interesave të përgjithshme të popullatës për informim, kulturë dhe argëtim;

Për garantim dhe akces real të programeve televizive në gjuhën amtare;

Për reformim të legjislacionit për mediat, në mënyrë që të hiqen mangësitë që i ka theksuar praktika;

 

Rivendikimet kulturore – arsimore fundamentale:

 

Shqiptarët kontribojnë barabar me të tjerët në participimin me të dhëna publike për institucionet kulturore – arsimore qendrore e lokale. Është legjitime që nga këto institucione të kërkojnë përqindjen ekuivalente (sipas peshës reale të popullatës e saj në vend) në ngritjen e kulturës dhe arsimit. Së këndejmi, PPD-ja angazhohet që të ridefinohet kuadri ligjor dhe kushtetues, pët t’i vënë në barazi trajtimi kulturën dhe arsimin shqip;

të krijohet pranë Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të rinisë drejtori gjenerale me vete të ngarkuar për të drejtuar veprimtarinë në këto fusha;

konsolidimi i tërësishëm i sistemit edukativ në gjuhën shqipe (kopshtet fëmijërore dhe foshnjoret) dhe diversifikimit e mëtejmë të shkollimit të mesëm në gjuhën shqipe;

legalizim të Universitetit të Tetovës si institucion arsimor sipëror publike;

integrim të plotë në programet edukativo – arsimore dhe në të gjitha nivelet të mësimit të historisë kombëtare, të trashëgimisë kulturore – civilizuese shqipëtare të gjuhës dhe letërsisë, të muzikës, artit figurativ dhe gjeografisë, të cilat formësojnë dhe konsolidojnë identitetin kombëtar e kulturor të brezit të ri;

afirmim dhe pasurim të identitetit kulturor të shqiptarëve; mbrojtje dhe afirmim të trashëgimisë kulturore – historike;

themelim të institucioneve kulturore dhe administrim autonom të tyre;

A. Politika sociale:

Për ekuilibër social

PPD-ja afirmon angazhimin e saj:

për një regjim social të thjeshtë dhe të drejtë që zhduk varfërinë dhe pabarazitë sociale;

për masa dhe instrumente të politikës sociale, që rrisin standardin e jetesës dhe krijojnë ekuilibër social ndërmjet të gjitha kategorive të popullatave;

për një politikë sociale e cila do t’u sigurojë të gjithë qytetarëve të saj kushte themelore për të shanse të barabarta, në mënyrë që të gjithëve t’u krijohen mundësi për të kontribuar aktivisht në zhvillimin e shoqërisë.

Politikë konform realiteteve të reja

Duke zbatuar një politikë të përshtatshme konform realiteteve të reja social – ekonomike, PPD-ja afirmon angazhimin e sa që:

secili ta krijojë mundësinë të jetojë nga puna e vet;

që secili të gëzojë shanse dhe trajtim të barabartë për punsim.

Për minimum solid për jetesë

PPD-ja angazhohet për një orientim të politikës sociale, e cila do të sigurojë një minimum të cilësisë së jetesës dhe siguri sociale për të gjithë, por me prioritet të theksuar në:

reformën e sistemit të sigurimit pensional – invalidor dhe për promovim të sistemit privat të sigurisë sociale;

sigurim solid të mbrojtjes sociale të grupeve më të rrezikuara të popullatës (të papunët, fëmijët bonjakë, pleqtë, pensionistët, të hendikepuarit).

Sigurimin e fondeve stabile të sigurimit pensional dhe pagesë të rregullt të pensioneve;

Marrja e masave të fuqishme për stimulim të punësimit për të rinjtë me diploma që aktualisht presin punë;

Angazhim më intensiv në zgjedhjen e problemeve strehimore të pjesës së popullatës së defavorizuar, duke krijuar fonde të posaçme për ndërtim të godinave për banim, shtëpi pensionistësh dhe për pleq.

 

Për strategji të integruar sociale

PPD-ja angazhohet për politika të koordinuaraa sociale. Ajo angazhohet për integrimin e politikave dhe të strategjive për zhvillim, për punësim, për luftë kundërr papunsisë dhe sigurisë së të ardhurave.

 

Në këtë drejtim PPD-ja angazhohet për një politikë të veçantë sociale ndaj të rinjve, duke u siguruar atyre një akses në formimin modern arsimor me cilësi të lartë dhe më të adaptuar ndaj realiteteve të reja dhe duke nxitur organizimin e tyre nëpër asociacione.

Shanse të reja për të dy gjinitë

PPD-ja angazhohet për:

Respektim dhe sigurim të barazisë, shton shanset për t’u bërë shoqëria më e prosperuar, më e barabartë dhe më e lirë.

Për mirëqenie dhe dinjitet të të moshuarve dhe të hendikepuarve;

Programe specifike për të invalidizuarit

Në këtë drejtim PPD-ja angazhohet për aplikim të programeve specifike për mbrojtjen e dinjitetit të tyre në shoqëri.

A.1. Politika familjare

Shanse për jetë të denjë

PPD-ja angazhohet për një politikë familjare me kredibilitet, e cila:

Prindërve dhe fëmijëve do t’ua krijojë të gjitha shanset për jetë të denjë dhe të prosperuar dhe kjo do të thotë, të krijohen të gjitha kushtet e mundësitë që fëmijët të mësojnë, të luajnë dhe të rriten;

Që gruaja të ketë siguri në familje dhe në punë;

Që të eliminohet varfëria, pabarazitë, diskriminimet dhe padrejtësitë që godasin prindërit dhe fëmijët;

Të përmirësohen kushtet e jetës së gruas dhe fëmijëve.

PPD-ja do të propozojë projekte konkrete për këto fusha.

Për barazi të femrës në shoqëri

PPD-ja afirmon angazhimin e saj për:

Pjesëmarrje të barabartë të femrës në jetën shoqërore e publike;

Zhvillim të gjithanshëm të fëmijës si prioritet të politikës së saj;

Për të drejta të gruas dhe autonominë e saj si parakusht për prosperitetin e gjithë anëtarëve të tjerë të familjes;

Për zgjerimin e shërbimeve dhe mbështetjen financiare familjeve;

Për zgjerimin e shërbimeve dhe institucioneve parashkollore;

Shërbime edukative gratis për fëmijët parashkollore nga familjet e defavorizuara (e varfura).

PPD-ja do t’i paraqesë qeverisë program konkret për ngritjen e këtyre shërbimeve dhe institucioneve në mjediset urbane dhe rurale të popullatës sonë, e cila me dekada në këtë drejtim ka qenë e diskriminuar.

A.2. Për mirëqenie shëndetësore të popullatës

Shëndet cilësor për të gjithë

Objektiv fundamental i politikës shëndetësore duhet të jetë sigurimi i mbrojtjes cilësore të shëndetit dhe jetë me cilësi për të gjithë.

Në këtë drejtim PPD-ja afirmon angazhimin e saj për:

Rrumbullaksimin e reformës së nisur shëndetësore, e cila duhet të respektojë parimet e dinjitetit njerëzor, të drejtësisë, solidaritetit dhe etikës profesionale dhe përmes së cilës duhet të arrihet:

Cilësi të shërbimeve shëndetësore dhe me rentabilitet ekonomik;

Shfrytëzim të barabartë nga të gjithë të shërbimeve shëndetësore;

Që institucionet shëndetësore dhe shërbimet e tyre të jenë në funksion të mbrojtjes dhe përmirësimit të shëndetit, të rritjes së cilësisë së jetesës, të krijimit të kushteve për parandalim të sëmundjeve, të rehabilitimit të pacientëve, të rritjes së kujdesit ndaj atyre që lëngojnë nga sëmundje të pashërueshme etj.;

Për trajtim të barabartë të shëndetësisë private

Diversifikim i barabartë i infrastrukturës së shërbimeve shëndetësore të nivelit primar dhe atij sekondar në nivel rajonal;

Privatizimi i shëndetësisë primare dhe krijimi i legjislacionit për avancimin e privatizimit të shëndetësisë sekondare;

Trajtim i barabartë i shëndetësisë publike dhe asaj private;

Afirmimi dhe funksionalizimi i institucionit mjeku amë dhe familjar;

Afirmimi i pagesës per capita (për kokë të banorit) të shërbimeve shëndetësore përmes së cilës rritet cilësia e shërbimeve shëndetësore, racionalizohen shpenzimet dhe krijohen kushte të reja për investime në shëndetësi;

Sigurimi i mjeteve kreditore për afirmimin e praktikës private.

Për stimulim të personelit shëndetësor

PPD-ja afirmon angazhimin e saj për:

Stimulimin e personelit shëndetësor në mënyrë që të krijohen parakushtet e kryerjes me cilësi dhe përgjegjësi të shërbimeve shëndetësore.

A.3. Për një rini të përgjegjësive të gjera

Për integrim të plotë të rinisë në jetën e shoqërisë

PPD-ja angazhohet për një pjesëmarrje dhe përgjegjësi më të gjerë të të rinjëve në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me jetën e tyre: rinia t’i marrë përgjegjësitë politike, sociale e kulturore dhe ekonomike, në mënyrë që të integrohet plotësisht në jetën e shoqërisë sonë.

PPD-ja do të angazhohet në mënyrë konstante për t’i siguruar gjeneratës së re kushte më të mundshme për ngritje kulturore, arsim dhe formim, për të nxitur iniciativën sipërmarrëse të tyre, për të liruar potencialet e tyre krijuese, në mënyrë që rinia të bëhet zot i fateve të saja.

PPD-ja angazhohet që të forcojë edhe prezencën e brezit të ri në strukturat drejtuese të Partisë dhe promovimin e tij në funskionet publike.

Për një sistem të bursave për shkollim

Në këtë drejtim PPD-ja afirmon angazhimin e saj:

Për një shkollim real me shanse të barabarta dhe pa pagesë për të gjithë të rinjtë;

Për një sistem të bursave ne lartësinë e minimumit të rrogës në Republikë;

Për programe të posaçme të shkollimit të femrës dhe promovimit të saj në rrjedhat e shoqërisë;

Për programe të gjera të aktiviteteve socio – edukative, kulturore, sportive për rininë.

 

A.4. Një shoqëri civile dinamike dhe të fortë

Organizimin e shoqërisë civile, diversifikimin e jetës nëpër asociacionet, PPD-ja e konsideron si një vektor shumë të rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë

Duke u nisur nga kjo, PPD-ja do te angazhohet vendosmërisht që:

Të inkurajojë nga një pjesë e subvencioneve publike aktivitetin e shoqatave, institucioneve dhe organizmave joqeveritare dhe veçmas ato rinore dhe të femrave.

B. Ekonomia:

Për rritje të shpejtuara ekonomike

PPD-ja angazhohet vendosmërisht për iniciativë të lirë dhe ekonomi të tregut, e cila respekton imperativat sociale dhe mbrojtjen e kuadrit ekologjik.

Si zgjedhje të problemeve ekonomike dhe sociale, PPD-ja propozon: rritje të shpejtuar ekonomike, e cila mund të realizohet me:

Rritjen permanente të investimeve të reja kapitale dhe përmirësim të strukturës ekonomike;

Përmirësim të nivelit tekniko – teknologjik;

Ngritjen e kuadrove konform strukturës ekonomike;

Ndryshimin e paradigmave ekonomike;

Ristrukturimin ndërsektorial të ekonomisë;

Riorganizimin e sistemeve të mëdha ekonomike dhe krijimin e sistemeve të vogla dhe të mesme;

Politikë stabile makroekonomike dhe sistem stabil ekonomik;

Për numër të kufizuar të kapaciteteve

PPD-ja afirmon angazhimin e saj për:

Numër të kufizuar të kapaciteteve të mëdha industriale dhe për shtimin e numrit të kooperuesve me këto kapacitete të mëdha.

Për prespektivë ekonomike të popullatës shqiptare

PPD-ja angazhohet për:

Konsolidim dhe diversifikim të mëtejmë të strukturave të ekonomisë sociale të tregut, veçanrisht të sektorit privat përgjithësisht dhe në mjedisin e popullatës shqipëtare veçanrisht, me qëllim të krijimit të bazës së fortë për prespektivë e saj ekonomike.

Në plan të parë do të jetë preokupim për nxitjen e themelimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në mjediset rurale, ku jeton shumica e kësaj popullate dhe nxitjen e shumëllojshmërisë së biznesit të vogël dhe të mesëm (biznes familjar, biznes rinor, biznes rajonal, biznes agrokulture, biznes industrial, biznes me shumicë dhe pakicë, biznes kulturo – intelektuat etj.), konform specifikave dhe resurseve përkatëse të vendbanimeve, me qëllim që vendbanimet me njësi specifikash për zhvillim ekonomik të konsolidojnë rrugën e veçantë dhe profitabile të zhvillimit që do të ndjekin.

Për barazi në strukturën dhe infrastrukturën ekonomike

PPD-ja do të angazhohet për:

Barazi në pjesëmarrjen e shqipëtarëve në ndërtimin e strukturës dhe të infrastrukturës ekonomike, në strukturën e vendosjes ekonomike, me qëllim që të afirmojë faktin ekonomik shqiptar në Maqedoni;

Realizimin e projekteve investive si në kapacitetet reale ekonomike, ashtu edhe në infrastrukturën e "komunave" të posaformuara;

Për barazi të ndarjes së mjeteve nga fondacionet e lejuara nga jashtë për nxitjen e zhvillimin e iniciativës private në regjionet e jo mjaft të zhvilluara, trajtim të cilin e kanë pjesa më e madhe e mjediseve ku jeton me shumicë popullata shqiptare.

 

Për disperzim të barabartë të fondeve dhe agjencive investimore

PPD-ja afirmon angazhimin e saj për:

Për dinamizëm të ekonomisë së vogël, duke e trajtuar këtë si pjesë integrale dhe komplementare të ekonomisë së përgjithshme.

Për krijimin e fondeve dhe agjencive të ndryshme investimore dhe disperzimin e tyre të barabartë territiorial;

Për provimin e linjave kreditore të vendit dhe nga bota për ndërmarrjet e vogla dhe të mësme;

Për tërheqjen e investimeve të jashtme në kapitalin nëpërmjet investimeve të përbashkëta dhe me pjesëmarrje në rrezik;

Për vitalizimin ekonomik, demografik, social e kulturor të mjediseve rurale dhe jo vetëm rurale, të cilat si pasojë e nevojava ekzistenciale në periodën e kaluar u goditën nga emigrimi ekonomik në botë i popullatave të tyre.

Për investime me perspektivë për punëtorët tanë

Në këtë drejtim PPD-ja do të angazhohet:

Të krijojë privilegje për investime me prespektivë në vendlindje të punëtorëve tanë në botën e jashtme, duke aktivizuar potencialin ekzistues material, njerëzor dhe intelektual të brezit të tyre të ri, sipas modeleve dhe përvojave të vendeve mediterane në këtë drejtim.

Për reformë të sferës monetare e kreditore dhe financiare – bankiere

PPD-ja do të angazhohet vendosmërisht të çojë më tej reformën monetare e kreditore dhe financiare – bankiere përmes:

Zhvillim të sektorit bankier e financiar deri në perfeksionimin e tregut të kapitalit dhe të letrave me vlerë;

Rritjes permanente të shkallës së pavarsisë së bankave afariste dhe të institucioneve financiare nga pushteti qendror e monetar dhe veprimi i lirë në kushtet e ekonomisë së tregut;

Tërheqejes së vazhdueshme të kapitalit të jashtëm në sferën e bankave dhe formimin e bankave të përziera;

Formimit të kuadrit bankier profesional, posaçërisht atij për menaxhment bankier me standarde, kodekse bankiere ndërkombëtare;

Shtimit permanent të kursimit si potencial i brendshëm deri tani i pashfrytëzuar;

Eliminimit të plasmaneve të dështuara dhe uljen permanente të shkallës së rrezikut përmes vlerësimit të projekteve me parametra ekonomikë dhe jo përmes parametrave regjionalë e politikë.

PPD-ja do të angazhohet veçanrisht për politikë të re fiskale, me elemente efikase dhe të shprehura sociale, përmes:

Vazhdimësisë së reformave në sferën tatimore e fiskale me ulje permanente të shkallës tatiomore;

Zvogëlim të konsumit të përgjithshëm dhe fiskal, posaçërisht në sektorin publike;

Shtimit të konsumit të përgjithshëm për programe sociale me kritere të mirëfillta;

Ndryshimit të strukturës fiskale – tatimore në favor të tatimit në konsum dhe në llogari të tatimit nga të ardhurat;

Rialokacionit hapësiror dhe sektorial të buxhetit qendror;

Eliminimit të kufizimeve buxhetore të qeverisjes lokale në funksion të segmenteve buxhetore lokale;

Privatizim i mëtejmë i sektorit publik

PPD-ja do të angazhohet për privatizim të sektorit publik dhe atë:

Në sferën e telekomunikacionit, me çka do të rritet efikasiteti në këtë sektor, do të ulen çmimet e shërbimeve përkatëse dhe do të eliminohen taksat – ngarkesë për popullatën;

Në sferën e energjetikës, me çka do të përmirësohet struktura e prodhimit dhe do të ulen çmimet;

Në sektorë të tjerë publikë – si në shërbimet publike rediodifuzive dhe të transportit.

C. Punësimi

Angazhimi për hapje të vendeve të reja të punës përbën një sfidë, tash dhe për ardhmërinë në shoqërinë tonë. Pasojat e papunësisë nuk duhet më të ndreqen vetëm me masa financiare dhe sociale.

Duhet nisur edhe një rrugë tjetër!

Prioritet në punësim – të rinjve

PPD-ja afirmon angazhimin e saj se vetëm një ekonomi solide mund të sigurojë punësim të qëndrueshëm dhe cilësor.

Duhet nxitur të gjitha resurset publike dhe private për të krijuar vende të reja të qëëndrueshme pune. Për këtë arsye duhet konsoliduar dinamizmin dhe kompetivitetin e ndërmarrjeve publike e private, që të shtohen kërkesat e tyre për punësime të reja. Prioritet t’u jepet veçanrisht vendeve të reja rë punës për të rinjtë.

Në këtë drejtim, të mbështeten me prioritet iniciativat e të rinjve të papunë për të krijuar ndërmarrje të vogla apo të mesme përmes kredive të favorshme dhe dhënies gratis të shërbimeve të konsaltingut.

Për të arritur këtë, është e nevojshme që:

Të vendoset një bashkëpunim më i drejtpërdretjë dhe më efikas ndërmjet enteve për punësim dhe ndërmarrjeve publike e private;

Të mbështeten, nëpërmjet mekanizmave lehtësuese (heqje tatimi, lehtësi doganore, prioritet në kredi, etj.) ndërrmarjet e vogla dhe të mesme private që kanë definuar strategjitë e tyre për punësime të reja;

Të krijohen mundësitë për vende pune për stazhier.

Ç. Bujqësi

Për një dinamizëm social – ekonomik

Mjedisi rural në vendin tonë me vite ka qenë mënjanë trendeve të zhvillimit të integruar. Tash ekzistojnë parakushtet që për të krijohen shanse për zhvillim dhe për të marrë rëndësinë e duhur roli i tij në zhvillimin social, ekonomik dhe ekologjik të vendit. Dinamizmi i tij duhet të reflektohet veçanrisht në lëmë të bujqësisë, e cila përbën një sektor me rëndësi në ekonomi. Por, zhvillimit të saj në vendin tonë i mungon mbështetja serioze. Ka mbetur fazë embrionale organizimi i ndërmarrjeve private, por edhe iniciativat e tjera të lira.

Në këtë kohë kthesë për bujqësinë, duhet formuluar një politikë bujqësore moderne dhe me objektiva rë reja.

PPD-ja në këtë drejtim angazhohet:

Për nxitje më të shpejtuar të zhvillimit të bujqësisë dhe të ekonomisë ushqimore;

Për organizimi dhe zhvillim të tregjeve bujqësore;

T’u japë nxitje formave të reja të zhvillimit të bujqësisë;

Për krijimin e fondeve nxitëse për zhvillimin e bujqësisë;

Të inkurajojë progresin social, kulturor dhe njerëzor të popullatës në fshat.

D. Ekologjia

Ekologjia është pjesë e integruar e cilësisë së jetesës.

Për baraspeshime ekologjike

PPD-ja angazhohet për filozofi ekologjike të zhvillimit të qëndrueshëm, për baraspeshime ekologjike:

Në angazhimin tonë prioritet do të kenë:

Ruajtja e diversistetit biologjik të mjedisit;

Mbrojtja e trashëgimisë kulturo – historike dhe gjeografike të mjedisit;

Hulumtimi dhe formulimi i projekteve ekologjike në rrafsh republikan dhe lokal

SHKARKO DHE DËGJO HIMNIN - SHKARKO

 
Today, there have been 1 visitors (8 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free